Putin falënderon forcat speciale të Rusisë: Janë duke përmbushur me heroizëm detyrat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin falënderon forcat speciale të Rusisë: Janë duke përmbushur me heroizëm detyrat

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të dielën një adresim televiziv, në të cilin ka falënderuar ushtarët e forcave speciale që “janë duke përmbushur me heroizëm detyrat e tyre ushtarake” në Ukrainë.

Putin ka thënë se ushtarëve u është kërkuar të ofrojnë ndihmë për “popullin e republikave në Donbas” – referencë për dy rajonet e kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës, të cilat Rusia i ka njohur si shtete të pavarura para pushtimit.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave të operacioneve speciale, veteranët e njësiteve speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit dhe për shërbimin e përsosur në emër të Rusisë dhe tokës sonë të mrekullueshme”, ka thënë ai.

Ai e ka përfunduar mesazhin duke thënë: “Ju dëshiroj fat të mirë, sukses dhe të gjitha të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Advertisement

Ky adresim është bërë për të shënuar ditën e forcave speciale të Rusisë, e cila festohet çdo 27 shkurt, prej vitit 2015.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Advertisement

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy