Putin kërcënon: Ne do të përgjigjemi nëse NATO vendos trupa në Finlandë-Suedi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin kërcënon: Ne do të përgjigjemi nëse NATO vendos trupa në Finlandë-Suedi

Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë “nëse NATO vendos trupa dhe infrastrukturë në Finlandë dhe Suedi pasi ato të bashkohen me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA”. 

 

Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin ne nje kohe qe ne Madrid mbahet Samiti i NATO-s, ku po diskutohet edhe mundesia e anetaresimit ne Aleance e dy vendeve nordike.

 

“Suedia dhe Finlanda duan të anëtarësohen në NATO? A mund ta bëjnë këtë”, përsëriti Putin – cituar nga Guardian – në televizionin shtetëror rus, duke nënvizuar megjithatë se si “ata duhet ta kuptojnë se më parë nuk ka pasur asnjë kërcënim, ndërsa tani nëse kontigjentet ushtarake dhe infrastruktura do të dislokohen do të duhet të përgjigjemi në mënyrë të ngjashme dhe të krijojmë kërcënime të barabarta për territoret nga vijnë kërcënimet ndaj nesh”. 

Advertisement

 

 

Presidenti rus Vladimir Putin dënoi  ato qe i quajti “ambiciet perandorake” të NATO-s, duke akuzuar Aleancën për përpjekje për të pohuar “supremacinë” e saj përmes konfliktit në Ukrainë.

 

Advertisement

“Ukraina dhe mirëqenia e popullit ukrainas nuk është qëllimi i Perëndimit dhe NATO-s, por një mjet për të mbrojtur interesat e tyre”, u tha Putin gazetarëve në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy