Putin kërkoi ndihmë ushtarake nga Kina? Reagon Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin kërkoi ndihmë ushtarake nga Kina? Reagon Rusia

Rusia ka hedhur poshtë pretendimin e zyrtarëve amerikanë se i kishte kërkuar ndihmë ushtarake Kinës për pushtimin në Ukrainë.

Zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se Rusia nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake Kinës dhe se ajo ka “potencial të pavarur për të vazhduar operacionin e saj special në Ukrainë”.

Ai shton se planet e Rusisë për operacionin në Ukrainë do të “realizohen plotësisht” dhe në përputhje me planin fillestar.

Në lidhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga Perëndimi, Peskov tha se “efektet e luftës ekonomike kundër Rusisë do të minimizohen”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy