Putin mbron Kazakistanin: Grupe militantësh u trajnuan në kampe terroriste jashtë vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin mbron Kazakistanin: Grupe militantësh u trajnuan në kampe terroriste jashtë vendit

Përplasjet e dhunshme në Kazakistan janë një formë agresioni kundër vendit. Kështu është shprehur presidenti i rusisë, Vladimir Putin në një takim virtual të Organizatës Se Traktatit për Siguri Kolektive, që përbehet nga Rusia, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgizia, Taxhikistani dhe Armenia.

 

Kreu i Kremlinit deklaroi se kërcënimi ndaj stabilitetit të Kazakistanit nuk vjen nga protestat që nisën për rritjen e çmimit të karburantit, por nga grupet e militantëve që e përshkallëzuan në një konflikt të armatosur.

 

Advertisement

“U përdorën grupe militantësh të mirëorganizuar që me sa duket ishin trajnuar në kampe terroriste jashtë vendit. Në të njëjtën kohë  janë përdorur pajisje të avancuara për të mbështetur rebelët dhe për të shkëmbyer informacione, të ngjashme me ato që çuan në rrëzimin e qeverisë ukrainase në vitin 2014.”

 

Putin iu përgjigj edhe sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili vuri në pikëpyetje kërkesën e autoriteteve kazake që kërkuan trupa nga rusia, Bjellorusia dhe një numër ish-republikash të tjera sovjetike për të ndaluar protestat.

 

Advertisement

“Trupat e paktit të mbrojtjes reciproke po punojnë  për të siguruar vendin e Azisë Qendrore.Ata  po veprojnë në kohën e duhur dhe në mënyrë  legjitime, pavarësisht shqetësimeve në Perëndim se mund të përbëjë një kërcënim për sovranitetin e Kazakistanit. Rusia,bjellorusia dhe një numër ish-republikash të tjera sovjetike do të vendosen atje vetëm për një periudhë të kufizuar dhe do të tërhiqen pasi të kenë arritur objektivat e tyre kryesore.”

 

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Kazakistanit, 164 persona janë vrarë gjatë javës së kaluar në protestat e dhunshme, ndërsa më shumë se 2,200 qytetarë raportohet të jenë plagosur.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy