Putin: Përpjekjes së Perëndimit për dominim global po i vjen fundi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Përpjekjes së Perëndimit për dominim global po i vjen fundi

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pas fjalimit të homologut të tij ukrainas në kongresin amerikan.

Putin nuk e ka përmendur fjalimin e Zelenskyt ku ai i kërkoi SHBA-ve të vendosin një zonë ndalim fluturimi.

Megjithatë ai goditi Perëndimin duke thënë se ai ka qëllime gjeopolitike për një Rusi jo të fortë dhe pavarur.

Putin u shpreh se përpjekjes së Perëndimit për të pasur dominim global po i vjen fundi. “Perëndimi do të krijojë një lëvizje anti-Rusi dhe nuk i intereson për sigurinë e popullit ukrainas. Ata po e shtynë Ukrainën që të vijojë gjakderdhjen duke e furnizuar me armë.”

Advertisement

Presindeti rus shtoi se Rusia nuk dëshiron të pushtojë Ukrainën por theksoi se nuk kishte alternativë tjetër përveçse të ndërmerrte atë që ai vazhdon ta quajë operacion ushtarak. Putin tha se Ukraina kishte planifikuar agresion kundër Rusisë që do të mbështetej nga fuqitë perëndimore.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy