Analisti i njohur britanik: Putin pandeh se ka një “mision”, vështirë se do ndalet nga sanksionet e Perëndimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Analisti i njohur britanik: Putin pandeh se ka një “mision”, vështirë se do ndalet nga sanksionet e Perëndimit

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, po forcojnë sanksionet kundër Rusisë në përpjekje për ta detyruar ndërprerjen e sulmit mbi Ukrainën, që filloi të enjten.

Ekonomisti britanik, Timothy Ash, thotë se perëndimi duhet t’i forcojë sa më shumë këto sanksione ndaj Putinit.

“Do të jetë shumë e vështirë për ta ndaluar atë me sanksione, por, ju duhet të rrisni koston për të, që ai të kuptojë se ky ishte një veprim që nuk duhej ta bënte. Shpresojmë që ai të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha analisti Ash.

Sanksionet kanë ardhur nga një grup i madh vendesh që paraqet gjysmën e Prodhimit të Brendshëm botëror. Energjia është fushë shumë e rëndësishme për ta goditur Rusinë.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania vendosën edhe bllokimin e pasurive të presidentit Vladimir Putin dhe Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një akt të pashembullt për ta detyruar ndërprerjen e sulmit mbi Ukrainën.

“Ai (Vladimir Putin) pretendon se është i varfër dhe nuk ka shumë pasuri. Jam i sigurt se ai e ka fshehur pjesën më të madhe të pasurisë së tij, me shumë, shumë zgjuarsi dhe ka shumë miq që mbajnë pasuritë e tij në emrat e tyre.

Sanksionet që rrisin koston e Putinit mund të ndryshojnë pak llogaritë, por ky është një njeri që i duket se është në një mision historik, lloji i tij i misionit të çmendur historik, për të ribashkuar copa nga Bashkimi Sovjetik dhe të krijojë një lloj Rusie më të madhe. Shumë e vështirë për t’iu kundërvënë kësaj me kufizime tek pasuria”, tha zoti Ash.

Analistët pajtohen se presidenti Putin synon ndërrimin e pushtetit në Kiev, vendosjen e një regjimi që do të ishte i nënshtruar ndaj Moskës, por edhe rikthimin e sferës së ndikimit rus të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy