Putin: Qendër gazi në Turqi/ Presidenti rus i propozon Erdoganit linjë të re furnizimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Qendër gazi në Turqi/ Presidenti rus i propozon Erdoganit linjë të re furnizimi

Mungesa e tregut për të shitur gazin pas sanksioneve nga Perëndimi bëri që presidenti rus Vladimir Putin ti propozoi homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan ndërtimin e një linje gazi në Turqi.

 

Sipas shefit të Kremlinit ky investim do të bënte që dy vende të përcaktonin çmimet jashtë ndikimeve politike.

 

Advertisement

VLADIMIR PUTIN

PRESIDENTI RUS

 

Ne mund të rregullonim me qetësi çmimet në një nivel normal tregu, pa asnjë ngjyrim politik. Nëse Turqia dhe blerësit tanë të mundshëm janë të interesuar, ne mund të konsiderojmë ndërtimin e një gazsjellësi tjetër dhe krijimin e një qendre gazi në Turqi për shitje në vendet e treta.

Advertisement

 

Presidenti rus vlerësoi tubacionin Turkstream, i cili kalon përmes Detit të Zi në Turqi dhe Evropën Jugore, si rruga më e sigurt për gazin rus, pas dëmtimeve që kanë ndodhur në Nord Stream 1 dhe 2 për të cilat Rusia fajson Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas Putin kjo do të shënonte një zhvillim të metejshëm të Turqisë nga gazi rus.

Advertisement

 

Ai vlerësoi ndërtimin e termocentralit bërthamor në Mersin i cili do të fillojë punën vitin e ardhshëm.Putin permendi si  sukses kontributin e Turqisë në arritjen e marrëveshjes për grurin.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy