Putin: Rusët do të jenë imunizuar ndaj COVID-19 deri në fund të verës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin: Rusët do të jenë imunizuar ndaj COVID-19 deri në fund të verës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka pritshmëri që deri në fund të verës të ketë imunizuar shumicën e rusëve. Siç raportojnë mediat e huaja, Putin deklaroi se në muajt e verës do të hiqen edhe kufizimet pandemike.

 

“Lehtësimi i kufizimeve do të ndodhë pasi popullata të jetë imune. Për të shkuar deri në këtë pikë, 70% e të rriturve duhet të vaksinohen. Nëse procesi i vaksinimit vazhdon me këtë ritëm, do të kemi rezultate deri në fund të verës.”

 

Advertisement

Pasi u vaksinua këtë javë me një nga vaksinat e prodhuara në Rusi, Putin tregoi se efekti i vetëm anësor që ka është dhimbje e lehtë e muskujve.

 

Rusia ka miratuar tre vaksina për përdorim të brendshëm: Sputnik V , EpiVacorona dhe CoviVac.

 

Advertisement

“Unë  di një fakt, që njerëzit me probleme serioze shëndetësore janë vaksinuar dhe ndihen mirë. Në çdo rast, unë nuk di të ketë patur ndonjë efekt anësor serioz”, shtoi Vladimir Putin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy