Putin viziton ushtarët në Kherson; informohet për situatën në rajonet e pushtuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin viziton ushtarët në Kherson; informohet për situatën në rajonet e pushtuara

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka vizituar rajonet ukrainase, të cilat ai pretendon se i ka aneksuar, ndërsa forcat ruse kanë shtuar bombardimet ajrore dhe me artileri në qytetin lindor ukrainas, Bakhmut.

 

Kremlini njoftoi se gjatë vizitës, Putin u takua me komandën ushtarake në rajonin e Khersonit dhe pa nga afër një seli të gardës kombëtare ushtarake në Luhanskun Lindor. Lajmi dhe pamjet nga vizita e kreut të Kremlinit u publikuan këtë të martë, ndërsa nuk dihet kur është bërë ky udhëtim.

 

Advertisement

Putin dëgjoi raporte nga komandantët e forcave ajrore si dhe oficerë të tjerë të lartë, të cilët e informuan për situatën .

 

“Për mua është e rëndësishme të dëgjoj mendimin tuaj se si po zhvillohet situata, t’ju dëgjoj, të shkëmbejmë informacione,” u tha Putin, komandantëve.

 

Advertisement

Kherson, Zaporizhzhia, Luhansk dhe Donetsk janë katër rajonet që Putin i shpalli të aneksuara shtatorin e kaluar, veprim ky i kundërshtuar nga Kievi dhe aleatët perëndimorë.

 

Trupat rusë u tërhoqën nga qyteti Kherson nëntorin e kaluar dhe kanë përforcuar pozicionet e tyre në bregun e kundërt të lumit Dnipro, në pritje të një kundërofensivë ukrainase.

 

Advertisement

Ndërsa liderë të shumtë perëndimorë kanë shkuar në Kiev për bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, Putin ka vizituar vetëm dy herë territorin ukrainas. Vizita e fundit dhe ajo e muajit të kaluar në Mariupol, në rajonin e Donetskut kanë qenë të paparalajmëruara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy