Qeni “fundos” trafikantin, i gjen kokainën me vlerë 30 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeni “fundos” trafikantin, i gjen kokainën me vlerë 30 mijë euro

Në një vend publik në Volos, por edhe në shtëpinë e tij, një 28-vjeçar fshehu sasitë e kokainës që synonte t’u shiste përdoruesve të zonës. Nëse ai do të arrinte të shiste sasinë e drogës që kishte fshehur, do të fitonte rreth 30 mijë euro.

Por, qeni i zbulimit të drogës “kishte plane” të tjera.

Katërkëmbëshi i stërvitur, pasditen e së hënës, zbuloi pakot me kokainë me peshë totale 323.40 gram dhe një peshore precize që ishte fshehur nga i riu. Ky i fundit u arrestua dhe në posedim iu gjetën 5600 euro të cilat vinin nga trafikimi.

Përveç kësaj, policia ka konfiskuar makinën që ai përdorte për të transportuar dhe shpërndarë mallin e tij të paligjshëm dhe dy celularët që përdorte për të komunikuar me “klientët” e tij. I riu u dërgua në prokurorinë e Protodiki Volos, dhe akuzohet për posedim, fshehje dhe trafik droge./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy