Qytetarët tërheqin kursimet/ Protesta në Rusi dhe disa vende të tjera kundër luftës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetarët tërheqin kursimet/ Protesta në Rusi dhe disa vende të tjera kundër luftës

Pas sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore, qytetarët rusë i janë drejtuar bankave për të tërhequr kursimet e tyre.

 

Lajmin e ka konfirmuar vetë Banka Qendrore Ruse, e cila në të dhënat e publikuara sqaroi se kërkesa për para, veçanërisht të valutës së huaj, është rritur në nivelet më të larta që nga fundi i marsit 2020. Një ditë më parë, tërheqjet ditore arritën në më shumë se 1 miliard dollarë. Tregu i aksioneve ruse pësoi humbje masive dhe monedha e vendit, rubla, u zhvlerësua ndjeshëm, pasi tregjet filluan të reagojnë ndaj lajmeve për pushtimin.

Ndërkohë, rrugët kryesore të kryeqytetit rus janë mbushur nga mijëra protestues, të cilët kundërshtojnë luftën në Ukrainë.
Sipas mediave ndërkombëtare, autoritetet kanë arrestuar rreth 1200 demonstrues. Protesta ka pasur Shën Petersburg.

Advertisement

 

Ajo që ka tërhequr vëmendjen është protestë në Serbi. Një ditë pasi presidenti Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë, qindra protestues dolën në qendër të kryeqytetit. Ata kanë valëvitur një flamur të madh ukrainas dhe një ngjyrë tjetër e bardhë që simbolizon paqen.

 

Demonstrata të ngjashme u mbajtën edhe në shumë qytete europiane. Protestues të diasporës ukrainase në Paris u shprehën të zhgënjyer nga reagimi i Perëndimit. Mijëra persona kanë protestuar në qytetin gjerman të Frankfurtit kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Advertisement

 

Protesta kundër sulmit rus ka patur edhe në shumë shtete të tjera në botë. Me thirrjet “ Ndalni luftën!”, “Stop Rusisë” mijëra banorë dolën në protestë në sheshin “Time Square” në Nju Jork.

 

Në shenjë solidariteti, shumë ndërtesa historike, janë “veshur” me ngjyrat e flamurit ukrainas. Vendet që kanë ndërmarrë këtë nismë janë Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe SHBA.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy