Raportonte nga fronti lindor i Ukrainës, vritet gazetari francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Raportonte nga fronti lindor i Ukrainës, vritet gazetari francez

Një gazetar 32-vjeçar është vrarë ndërsa raportonte nga zona e luftës në lindje të Ukrainës. Gazetari Arman Soldin, i cili punonte për agjencinë e lajmeve “AFP”, ndërroi jetë pasi u godit nga raketa në qytetin e Bakhmutit.

 

Presidenti francez, Emmanuel Macron, reagoi pas ngjarjes duke thënë se të gjithë ndajnë dhimbjen me të dashurit dhe kolegët e tij.

 

Advertisement

Gazetari Arman Soldin ishte pjesë e ekipit të parë të AFP-së që shkoi në ukrainë, pas pushtimit rus në shkurt të vitit të kaluar dhe kishte jetuar atje që nga shtatori.

 

Gazetari me origjinë nga Bosnja është i 15-ti që vritet në krye të detyrës në Ukrainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy