REAGIMI/ Sinan Idrizi: E vërteta e akuzave dhe padia nga Turqia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
REAGIMI/ Sinan Idrizi: E vërteta e akuzave dhe padia nga Turqia

Sinan Idrizi, partner në kompaninë “Air Albania” dhe menaxher i Flamurtarit është paditur nga një biznesmen i fuqishëm turk. Lajmi e bën të ditur media turke Hyriet, e cila jep edhe detaje të padisë së depozituar në prokurorinë e Stambollit.

“Biznesmeni i njohur Adnan Polat u mashtrua nga biznesmeni shqiptar Sinan İdrizi, partner i Air Albania Airline. Idrizi mori paratë e Polat me premtimin për blerjen e një kompanie nafte në Shqipëri. Tani nuk ka asnjë kompani apo para”, shkruan Hyriet.

I kontaktuar nga TemA TV, vetë idrizi e pranon se ka një padi kundër tij, por jo se akuzat janë të vërteta.

“Pala tjetër ka qënë e paaftë të përmbushë detyrimet e saj financiare dhe megithatë ne kemi qënë korrekt duke i ofruar kushtet tona të mirëkuptimit. Më kupton?

Advertisement

E përsëris edhe njëherë që është situatë e pahijshme dhe zotërin Polat e kam mik të vjetër dhe para se të mbylleshin kufijtë kemi qenë bashkë në zyrën e tij, më ka kërkuar që të tërhiqet nga ky operacion, kena rënë dakort, ok, nuk ka mundësi financiare për të bërë operacionin, kaq”, shprehet Idrizi.

Ai sqaron se nuk bëhet fjalë vetëm për kompani nafte dhe se të gjitha provat për pafajësinë e tij do t’i dorëzojë në gjykatë:

“Është një situatë që ai mund të ketë bërë padinë e tij, unë kam bërë padinë time, secili ka padinë e tyre, zotëria thotë gjëra tjera, unë i qëndroj çdo gjëjë që kam bërë në kontratë, është një kontratë që kam bërë, është kontratë biznesi, që do të përfundoi në Gjykatën Administrative dhe kaq. Është një kompani nafte, që nuk është kaq shifra, është disa herë më e lartë, është në naftë, në turizëm, në sektorin energjetikë”.

Kryetari i Grupit Polat, në padi pretendon se Idrizi I ka kërkuar para me premtimin për blerjen e një kompanie të naftës, por kontrata nuk ishte përmbushur.

Advertisement

Sipas mediave turke, Idrizi i ka thënë biznesmenit Polat se një kompani e quajtur Global Fluids International (GFI) në Shqipëri po bën një biznes shumë fitimprurës dhe mund ta ndihmojë atë nëse dëshiron të blejë kompaninë. Sipas pretendimit, Sinan İdrizi i ka thënë kreut të grupit Polat se çmimi i shitjes së kompanisë ishte 17 milion dollarë dhe se 3.5 milion dollarë do të jepeshin si depozitë, dhe nëse shitja nuk do të bëhej, depozita do të kthehej.

Në padi thuhet se Idrizi, i kishte kërkuar që paratë të kalonin përmes një personi të besuar të tij dhe jo nëpërmjet bankës. Polat ka pretenduar se e ka dërguar tarifën e parapagimit në llogarinë e biznesmenit pas kontratës së shitjes që ata nënshkruan.

Një tjetër media Sabah, shkruan se disa muaj më vonë Sinan Idrizi I ka pezulluar veprimet, duke i thënë biznesmenit të huaj se projekti ka mbetur prapa për shkak të zgjedhjeve të vitit 2017 dhe se shitja nuk mund të realizohej.

I ndodhur në këto kushte Polat sipas mediave turke i ka kërkuar 3.5 milion dollarët që ai kishte parapaguar dhe anulimin e kontratës së shitjes, por Idrizi nuk ka pranuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy