Rekord infektimesh në Greqi dhe Danimarkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekord infektimesh në Greqi dhe Danimarkë

Britania e Madhe shënoi një ulje në shifrat e infektimit me Covid këtë të hënë pas rekordeve të njëpasnjëshme, por rastet mbeten të larta.

Autoritetet Shëndetësore në vend raportuan 98,515 raste të reja teksa kryeministri britanik, Boris Johnson është shprehur se nuk do të ketë kufizime të tjera përpara vitit të ri.

Në Itali, në 24 orët e fundit janë shënuar mbi 30 mijë raste të reja me Covid-19 dhe autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 142 jetë të humbura. 1126 pacientë po marrin kujdes spitalor në terapinë intensive teksa shtrimet në spitale vijojnë të rriten.

Greqia shënoi rekord infektimesh me 9284 raste të reja teksa në vend do të vihen masa të reja kufizuese të cilat priten të hyjnë në fuqi nga data 3 Janar. Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskave me mbrojtje të lartë në supermarkete, transportin publik dhe tregjet e fruta-perimeve. Baret dhe restorantet do të mbyllen në mesnatë, ku nuk do të lejohen më shumë se 6 persona në një tavolinë.

Advertisement

Edhe në Danimarkë infektimet thyen një rekord të ri që prej fillimit të pandemisë me mbi 16 mijë raste të reja. Danimarka ka shkallën më të lartë të infektimeve në botë me 1612 raste për 100 mijë banorë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy