Rekord vaksinimesh në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rekord vaksinimesh në Greqi

Greqia arriti një rekord vaksinimesh këtë të hënë, pavarësisht motit të keq që ka përfshirë vendin.

 

Autoritetet shëndetësore raportuan se janë kryer 25 mijë vaksina, ndërsa në total bëhet fjalë për 550 mijë vaksina të kryera.

 

Advertisement

Sekretari i Kujdesit Shëndetësor, Marios Themistokleous theksoi se për shkak të kushteve të motit, kishte vështirësi, megjithatë pjesa dërrmuese e qytetarëve morën dozat e vaksinës normalisht.

 

Ai shtoi se prej motit, pati probleme minimale në 750 qendra vaksinimi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy