Reuters: Jahti 600 mln USD i oligarkut rus Roman Abramoviçit mbërrin në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Reuters: Jahti 600 mln USD i oligarkut rus Roman Abramoviçit mbërrin në Shqipëri

Miliarderi Roman Abramoviç është në listën e sanksioneve të vendosura për shkak të lidhjeve me Vladimir Putinin. Edhe pse ai ka mohuar se ka lidhje me Putinin, pasuritë e tij po gjurmohen për t’u sekuestruar.

Së fundmi, Abramoviç është fotografuar në Stamboll teksa po priste avionin e tij privat. Më pas, sipas agjencisë Reuters ai ka fluturuar drejt Moskës.

Mediat kanë raportuar se Abramoviç po përpiqet që ta fshehë mega-jahtin e tij luksoz në Adriatik. Të shtunën, jahti Solaris, me vlerë 600 milionë dollarë, ishte parë në Mal të Zi.

Por Reuters raporton se jahti sot është në brigjet e Shqipërisë.

Advertisement

“Të dhënat nga sistemi i gjurmimit të anijeve Refinitiv tregojnë se jahti 600 milionë dollarësh i Abramoviç ishte në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin: Në pritje të porosive”.

Zakonisht mega-jahtet kanë vizituar brigjet shqiptare për të marrë karburant me çmim shumë të lirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy