Rikthim në ‘96-ën!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rikthim në ‘96-ën!

Nga Dritan Hila

Presidenti i vendit e ka zhveshur tërësisht veten nga koraca institucionale e postit dhe ka veshur atë politike.

Në një mbledhje me partitë opozitare, që ai e quan Këshill Politik dhe nuk ka asnjë lidhje me organizmat që ai komandon me Kushtetutë, ka zgjedhur të marrë drejtimin e opozitës shqiptare.

Tashmë kemi dy fronte dhe asnjë institucion mbi palët. Nga njëra anë socialistët, dhe në krahun tjetër PD dhe LSI që tashmë ngjan me një të vetme. Kemi të bëjmë me një fusion si kurrë më parë.

Advertisement

Përveç dy partive të mëdha, në frontin demokratik nuk mungojnë as individët që dikur kishin parti dhe as grupimi i Aleancës për Teatrin që u nis të mbronte teatrin dhe po përfundon të mbrojë Metën. Ende nuk dihet slogani dhe kauza që do të përdorë ky front, pasi të tunden gjithë këta burra për të hequr Dvoranin, ngjan qesharake. Por kemi kohë.

Si për të na rikujtuar një të shkuar të largët, fronti demokratik ka bërë edhe dy deklarata simbolike me gojën e kryetarit Meta: ka tallur ambasadoren amerikane, që të kujton vitin ‘97 kur ambasadorja e kohës së SHBA-së, Mariza Lino, sulmohej me fjalor të rëndë, tipik të burrave gdhe shqiptarë; dhe viti ‘98 ku Berisha deklaronte se i mjaftonin demokratët e Mamurrasit që të merrte qeverinë.

Gjithsesi ka disa ndryshime. Në rastin e ambasadores, politikanët shqiptarë kanë treguar se mund të ndikojnë në Uashington edhe duke anuluar emërimin e tyre në Tiranë, siç ndodhi me paraardhësen e Kim. Kjo e shpjegon edhe arrogancën e Metës në qasjen ndaj aksioneve të Kim.

Ndërsa në planin ushtarak, vërehet një rritje kualitative e bashibozukëve derisa Metës i mjaftojnë 20 veta të përmbysë Ramën.

Advertisement

Por nëse kjo e fundit nuk ka gjasa të ndodhë pasi koha e komitëve ka kohë që ka kaluar në këtë vend, mbetet enigmë për sa kohë Uashingtoni do të lejojë që përfaqësuesi i tij të poshtërohet në një provincë të humbur evropiane, ç’ka lidhet edhe me faktin se dhe për sa kohë mjegulla politike buzë Potomakut do të turbullojë politikën e jashtme të superfuqisë atlantikase./dritare.net

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy