Rishi Sunak emërohet kryeministër i Britanisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rishi Sunak emërohet kryeministër i Britanisë

Rishi Sunak zyrtarisht u emërua në postin e kryeministrit të Britanisë, duke zëvendësuar Liz Truss e cila dha dorëheqje javën e kaluar.

 

Truss dha dorëheqje pas 44 ditësh si kryeministre, pasi një program ekonomik që ajo prezantoi, shkaktoi trazira në tregjet financiare, duke bërë që të humbiste mbështetjen e Partisë Konservatore.

 

Advertisement

Sunak, ish-ministër i Financave, është kryeministri i parë i Britanisë me prejardhje indiane. Më 25 tetor, Mbreti Charles III e ftoi Sunakun që të formojë Qeverinë e re britanike.

 

Sunak, multimilioner dhe ish-drejtues i fondeve investuese, ka thënë para ligjvënësve të Partisë Konservatore më 24 tetor se Britania përballet me “krizë ekzistenciale” dhe “ne duhet të bashkohemi ose të vdesim”.

 

Advertisement

Sipas tij, Britania po përballet me sfida të mëdha ekonomike, prandaj ka thënë se duhet stabilitet dhe unitet./rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy