“Rishkruhet” kodi i jetës/ Dy shkencëtarë marrin çmimin “Nobel” në Kimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rishkruhet” kodi i jetës/ Dy shkencëtarë marrin çmimin “Nobel” në Kimi

Shkencëtarja franceze, Emmanuele Sharpentie dhe ajo amerikane Xhenifer Daudna, janë fituese të Çmimit Nobel në kimi për zhvillimin e metodës së redaktimit të gjenomit, ose “rishkrimin e kodit të jetës”.

 

Ato zbuluan një nga mjetet më të mprehta të teknologjisë bë këtë fushë: gërshërën gjenetike, me anë të së cilës, studiuesit mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me saktësi jashtëzakonisht të lartë. “Gërshëra molekulare” shton shpresat për shërimin e dëmtimeve dhe sëmundjeve gjenetike.

 

Advertisement

Vlerësimi përfshin një medalje të artë dhe një çmim prej më shumë se 1.1 milion dollarë.

Pas shpalljes së fituesve të Nobelit në Mjekësi e Fizikë, nesër Akademia e Çmimeve Nobel do të ndajë çmimin për Letërsinë dhe Paqen, ndërsa ai për shkencat ekonomike do të publikohet të hënën.

 

 

Advertisement

 

“Rishkruhet” kodi i jetës/ Dy shkencëtarë marrin çmimin “Nobel” në Kimi shkruan Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy