Rreziku nga Metaverse, gruaja rrëfen si e përdhunuan virtualisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rreziku nga Metaverse, gruaja rrëfen si e përdhunuan virtualisht

Metaverse është diçka për të cilën pronari i Facebook,  Mark Zuckerberg ka shumë pritshmëri. Zuckerberg tani duhet të merret me problemet e botës ekzistuese dhe se si ato do të dukem në sferën e realitetit virtual. Deri tani është bërë shumë pak për të mbrojtur përdoruesit në botën digjitale 3D, shkruan The Independent

Rreth një vit më parë, një grua tha se ishte ngacmuar seksualisht dhe tani po flet hapur për përvojën e saj traumatike, të cilën ajo e përshkruan si përdhunim në grup në realitetin virtual.

“Brenda 60 sekondave, unë u ngacmova verbalisht dhe seksualisht nga 3-4 avatarë me karakteristika mashkullore, të cilët në fakt e përdhunuan avatarin tim dhe bënë foto.  “Ndërsa u përpoqa të ikja, ata bërtitën ‘mos pretendo sikur nuk të pëlqeu’”, tha Nina Jane Patel, 43, në një postim duke rrëfyer makthin e saj.

“Ishte një përvojë e tmerrshme që ndodhi kaq shpejt përpara se të mund të përdorja rrjetin e sigurisë”, tha ajo, duke iu referuar veçorisë së Zonës së Sigurt të Meta, e cila lejon përdoruesit të bllokojnë ndërveprimin me përdoruesit e tjerë.

Advertisement

Në dhjetor, kompania zbuloi se një grua e cila nuk u emërua në atë kohë ishte ngacmuar në platformë. Ndërsa postonte historinë e saj në atë kohë, Patel tani ka diskutuar publikisht shqetësimet e saj në lidhje me platformën.

“Ngacmimi në metaverse është një çështje serioze dhe  industria duhet të zbatojë kontrollet e duhura të sigurisë dhe  të ndërmarrë veprime,” shkroi Patel. “Ky është dhe do të vazhdojë të jetë një problem si për burrat ashtu edhe për gratë pasi bota jonë lëviz me shpejtësi nga Interneti 2D siç e njohim ne – në Metaverse.

“Problemi më i madh sigurisht që do të jetë për fëmijët tanë të cilët do të fillojnë të përdorin Metaverse gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme”, shkroi ajo. “Tranzicioni i pashmangshëm në Metaverse ka ngritur shqetësimet, duke bërë thirrje për një Metaverse më të sigurt për fëmijët e moshës 8-16 vjeç.

Realiteti virtual është krijuar në një mënyrë që mendja dhe trupi të mos mund të dallojnë përvojat virtuale / digjitale nga ato reale.Joe Osborne, një zëdhënës i Metës, tha  se kompania do të marrë masat e duhura  për të garantuar sigurinë e të gjithëve, raporton abcnews.al

Advertisement

“Na vjen keq që e dëgjojmë këtë. Ne duam që të gjithë në Horizon Venues të kenë një përvojë pozitive, të gjejnë lehtësisht mjetet e sigurisë që mund të ndihmojnë në një situatë si kjo  dhe të na ndihmojnë të hetojmë dhe të ndërmarrim veprime,” tha Osborne.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy