Rrëzohet helikopteri në Filipine, vdesin dy pilotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet helikopteri në Filipine, vdesin dy pilotë

Dy pilotë të Marinës Filipineze kanë humbur jetën, pasi helikopteri në të cilin ndodheshin u rrëzua pranë një tregu publik në jug të kryeqytetit Manila.

Helikopteri Robinson R22 ishte në një fluturim stërvitor kur u rrëzua në Cavite City rreth orës 6:00 të mëngjesit, tha Marina e Filipineve në një deklaratë.

Dy pilotët në bordin e avionit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por për fat të keq nuk ia dolën, tha Marina e Filipineve teksa premtoi një “hetim të plotë” për shkakun e rrëzimit të helikopterit.

Helikopteri që u rrëzua ishte i vetmi Robinson R22 në flotën e Marinës.

Advertisement

Kujtojmë se dy pilotë të Forcave Ajrore Filipine u vranë në janar të 2023 kur avioni i tyre Marchetti SF260 u rrëzua në një fushë orizi./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy