Rrëzohet urdhëri i Biden për vaksinim të detyrueshëm/ Gjykata: S’ka autoritet Kushtetues për të anashkaluar Kongresin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rrëzohet urdhëri i Biden për vaksinim të detyrueshëm/ Gjykata: S’ka autoritet Kushtetues për të anashkaluar Kongresin

Një gjykatës amerikan ka bllokuar kërkesën e vaksinës me detyrim për profesionistët shëndetësorë në të gjitha shtetet amerikane. 

 

Detyrimi i vendosur nga Presidenti Joe Biden do të hynte në fuqi javën e ardhshme, por urdhri i gjykatësit Terry Doughty zgjeron urdhrin e lëshuar të hënën nga një gjykatë federale në Misuri, e cila fillimisht mbulonte vetëm 10 shtete.

 

Advertisement

Gjykatësi vendosi në favor të një kërkese të Prokurorit të Përgjithshëm Republikan të Luizianës Jeff Landry për të bllokuar një
rregullore emergjente të lëshuar më 4 nëntor nga Qendrat për shërbimet e Medicare dhe Medicaid që kërkonte vaksina të detyrueshme për pothuajse çdo punonjës me kohë të plotë, punonjës me kohë të pjesshme, vullnetarë dhe kontraktorë të një game të gjerë objektesh të kujdesit shëndetësor që marrin fonde nga Medicaid ose Medicare.

 


Doughty argumentoi në vendimin e tij se administrata Biden nuk ka autoritetin kushtetues për të anashkaluar Kongresin duke nxjerrë një masë të tillë./Tgcom

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy