Rudina Hajdari ironizon Bashën e Kryemadhin: Fytyrat e ndotura nga korrupsioni ofruan trupat për Teatrin. Sa herë ua ka shkelur fadroma?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rudina Hajdari ironizon Bashën e Kryemadhin: Fytyrat e ndotura nga korrupsioni ofruan trupat për Teatrin. Sa herë ua ka shkelur fadroma?

Deputetja opozitare Rudina Hajdari thotë se shembja e Teatrit Kombëtar u arrit përmes një “mirëkuptimi” të fshehtë mes qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare.

Përmes një video-mesazhi në Facebook, Hajdari premton se “Koalicioni i atyre që prishën Teatrin do të përgjigjet shumë shpejt politikisht dhe penalisht”.

“Edi Rama dhe Erion Veliaj, sot nuk pyetën aspak për ligjin por u sollën si një bandë. Për këtë ata do dhe duhet të mbajnë përgjegjësi një ditë.

Nga ana tjetër kemi po ashtu edhe korin e atyre që në mënyrë primitive marrin betejat e qytetarëve dhe i bëjnë pis me fytyrat e tyre të ndotura nga korrupsioni dhe pazaret.

Advertisement

Nxitojnë të ofrojnë trupat e tyre, sa herë ua kanë shkelur fadromat dhe taknet?

Ishte një godinë me vlerë që duhet ta kishim ruajtur,” thotë ndër të tjera deputetja Hajdari.

Koalicioni i atyre që prishën Teatrin do të përgjigjet shumë shpejt politikisht dhe penalisht.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy