Rusi-Ukrainë, samit për paqe? Erdogan pret Zelenskyn: Jemi gati të organizojmë takimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusi-Ukrainë, samit për paqe? Erdogan pret Zelenskyn: Jemi gati të organizojmë takimin

Turqia është gati të presë një samit mes Ukrainës dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Kështu deklaroi presidenti turk Recep Taip Erdogan pas bisedimeve me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, në Stamboll. Ai shtoi se Turqia mbështet integritetin territorial të Kievit zyrtar.

Erdogan bëri të ditur gjithashtu, se me Zelenskyn diskutoi në lidhje me luftën si dhe sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, përfshirë marrëveshjen mbi eksportet e drithit, nga e cila Rusia u tërhoq në gusht të vitit të kaluar.

Ai tha se Turqia do të kontribuojë fuqishëm në rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy