Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve

Telegrafi Maqedoni ka biseduar me Agron Demirin, kandidatin e LSDM-së për deputet në Zonën Zgjedhore numër 6. Demiri është pjesë e listave të LSDM dhe garon si i dyti për vend në Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në mandatin e ardhshëm 2024-2028.

Çfarë rezultati prisni mes Pendarovskit dhe kundërkandidates Davkova në zgjedhjet presidenciale (rrethi i dytë)?
Natyrisht, unë jam i bindur në fitoren tonë, duke qënë se kandidati ynë, Stevo Pendarovski përmbush të gjitha kriteret e një presidenti pro europian, gjë që e ka dëshmuar gjatë mandatit të tij si president. Pos kësaj, deklaratat nacionaliste, shoviniste të zonjës kundërkandidate lejnë shumë për të dëshiruar, janë larg qëndrimeve pro europiane të cilat i dëshiron absolutisht çdo banor i Maqedonisë së Veriut. Shtetit tonë i duhet e ardhmja dhe jo kthimi në një regjim…

Ka do votojë elektorati shqiptar?
Elektorati shqiptar do ndryshime rrënjësore, pro europiane dhe padyshim, unë besoj fortë se tashmë elektorati shqiptar është i drejtuar kah konceptet bashkëkohore dhe një prej atyre partive është dhe LSDM. Unë besoj në një të ardhme europiane të vendit tonë, dhe ashtu siç jemi pjesë e NATO-s, nesër do të jemi pjesë e familjes madhe Europjane. Garantojmë paga më të larta, pensione më të larta, dhe shumë mundësi për të rinjtë, bujqit, studentët, nxënësit e shkollave mesme, etj.

Advertisement

Sa mendoni se do të ndikojë rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ato kuvendare?
Janë dy lloj zgjedhjedh të ndryshme, them se në zgjedhjet parlamentare do te kemi befasi të këndshme, po aq dhe të pritshme. Shpresoj që LSDM të triumfojë. Ne me datë 8 maj fillojmë nga zero, tash bisedohet për individ, kandidatët për deputet, për programë konkrete që ofrojmë ne si parti politike, dhe shumë faktorë tjerë gjë që jemi optimist se populli do të reflektojë që mos kemi kthim në një regjim.

Kur jemi te karriera juaj, ku do ta shohim Agronin pas këtyre zgjedhjeve?
Agronin do ta shihni dhe shumë gjatë kohë në politikë, pa lënë anash dhe profesionin tim si jurist. Sa të kem shëndetin dhe mundësite e mia, Agroni nuk do të ndalet. Nëse një ditë do të tërhiqem nga politika, me siguri nuk do ta bëj rolin e analistin, por t’i qasem sërish sektorit civil, joqeveritar. Të punoj me gjithsecilin ashtu siç jam i kapshëm do të jem gjithmonë aktiv për popullin dhe shoqërinë në përgjithsi.

Advertisement

Na tregoni momentin më të mirë në jetën personale dhe politike?
Ka patur disa momente të mira në jetën time personale dhe politike. Në jetën personale do veçoja shumë çaste të lumtura pranë familjes, të cilat nuk ka çmim në botë qe i blen. Për ato momente jam tejet falenderues ndaj krijuesit tonë. Ndërkaq, në politikë do veçoja kur m’u dha besimi për të qënë në listën zgjedhore si kandidat për deputet. Është emocion, privilegj, por mbi të gjitha përgjegjësi tejet e madhe. Për fund nuk mund të haroj përkrahjen e studentëve të UEJL-së kur më besuan dy mandate të jem në pozitën e kryetarit të Parlamentit Studentorë, më saktësisht i pari mes të barabartëve.

Po momenti më i keq?
Momenti më i keq politik, uhh! Ka dhe të tilla, do thosha vite më parë, në 27 prill 2017 kur u sulmua demokracia në kuvend, u gjakosën dhe u përleshën për një karrige të cilën nuk e merituan. Me një fjalë pas momenteve të këqija vijnë edhe të mirat, ndodhi demokracia dhe me qeverinë e udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, erdh liria e të shprehurit, liria e mediumeve, dhe shumëçka tjetër që përmenda më lartë dhe që populli ynë e dijnë fare mirë.

Advertisement

Nëse do të shkruanit një libër për karrierën tuaj politike, si do ta titullonit?
Është herët realisht për këtë gjë që ta mendoj. Unë jam në hapat e mi fillestar, por shumë të sigurta. Në bazë të ngjarjeve ndër vite do t’i jepja një emër tjetër, mbase… Por nese më duhet të vendos tani një titull, do thosha “Agroni, politika dhe rinia”.

Pse zgjodhe LSDM-në?
Pyetje e bukur! Nuk them se ka qënë e imponuar nga familja, por unë vij nga një familje që janë goxha demokrate dhe nga brezat më të vjetër kanë qënë ithtarë të konceptit pro europian, një shoqëri për të gjithë, politika të cilat i zbaton absolutisht vetëm LSDM. Andaj, për fatin tim të mirë nuk kisha shumë nevojë të mendoja se ku ta vazhdoj aktivitetin tim politik. Agroni para se të jetë kandidat për deputet nga rradhët e LSDM-së, së pari është një aktivist modest si shumë vajza e gra, djem e burra të partisë, mund të shtoj që socialdemokratët jo vetëm në Maqedoni por edhe në gjithë botën çdoher sjellin vendime në interes të qytetarëve.

Nëse do të ishte dhënë mundësia të jeni kryeministër në Maqedoni në qeverinë e ardhshme, cilat do të ishin tre gjërat që do t’i ndryshonit në 100 ditët e para?
Ka shumë gjëra që do të ndryshoja, ka shumë gjëra që do të bëja në mënyrën time. Është e vështirë të veçoj tri të tilla, por unë jam çdo ditë në terren, dëgjoj brengat, nevojat, hallet e qytetarëve. Nese do me jepej kjo mundesi, atëherë do ta kisha një vizion më të qartë se ç’dua të ndryshoj. Por aktualisht, kam shumë gjera në mendje për të mirën e vendit.

Advertisement

Me Agronin deputet çka përfitojnë të rinjtë?
Me Agronin deputet te rinjtë perfitojne një mik të mirë në parlament, i cili do të jete zëri i munguar i tyre, Agroni do të jete deputet i te gjithë të rinjëve dhe jo vetem një perfaqesues i LSDM-së. Agroni është i hapur të bashkebisedoje dhe bashkëpunoje me çdo te ri, kur behet fjale për te miren e pergjithshme, une nuk bej dallime politike, gjinore, fetare apo etnike.

Demiri: Jam futur në politikë për të ndryshuar qasjen e pushteteve ndaj të rinjëve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy