Rusia 95 raketa drejt Ukrainës, gjysmë milionë njerëz mbeten pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia 95 raketa drejt Ukrainës, gjysmë milionë njerëz mbeten pa energji elektrike

Sulmet ruse kanë shkaktuar probleme kolosale me energjinë elektrike në Ukrainë. Në qytetin e dytë më të madh të vendit, Kharkiv rreth gjysmë milionë njerëz nuk furnizohen me energji elektrike.

 

Gati gjysmë milioni njerëz janë pa energji elektrike në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, pas sulmit raketor rus të së enjtes, sipas guvernatorit rajonal Oleh Syniehubov.

 

Advertisement

“Furnizimi me energji elektrike është ende i ndërprerë për 470,000 konsumatorë në qytetin Kharkiv dhe 50,000 në rajon,” sipas guvernatorit rajonal.

 

Rusia ka lëshuar gjithsej 95 raketa të llojeve të ndryshme gjatë ditës së kaluar. Ushtria ukrainase deklaroi se 34 prej tyre u kapën.

 

Advertisement

“Armiku kreu gjithashtu 31 sulme ajrore, në veçanti, duke përdorur tetë UAV-të Shahed-136 (mjete ajrore pa pilot ose drone), gjysma e të cilave u rrëzuan”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy