Rusia akuzon Ukrainën: Sulme terroriste me dron ndaj Moskës, janë goditur disa ndërtesa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia akuzon Ukrainën: Sulme terroriste me dron ndaj Moskës, janë goditur disa ndërtesa

Ministria ruse e Mbrojtjes akuzon “regjimin e Kievit” se “ka nisur një sulm terrorist me dronë kundër objektivave në qytetin e Moskës”.

 

“Tre prej tyre u çaktivizuan nga sistemet e luftës elektronike, humbën kontrollin dhe devijuan nga objektivat e tyre të synuar. Pesë dronë të tjerë u rrëzuan nga sistemi raketor tokë-ajër Pantsir-S në rajonin e Moskës,” tha ministria.

 

Advertisement

Më herët Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin deklaroi se kryeqyteti u shënjestrua në agim nga një sulm me dron që shkaktoi dëme “të vogla” në disa ndërtesa, duke mos shkaktuar viktima.

 

 “Këtë mëngjes, në agim, një sulm me dron shkaktoi dëme të vogla në disa ndërtesa. Të gjitha shërbimet e urgjencës në qytet janë në vend. Deri më tani, askush nuk është lënduar rëndë,” shkroi Sobyanin në Telegram.

 

Advertisement

 

Nga ana tjetër edhe forcat ukrainase thanë se kanë rrëzuar më shumë se 20 dronë të gjuajtur nga Rusia në Kiev mesnaten mes të hënës dhe të martës.

 

Advertisement

Lajmi u bë I ditur nga Administrata Ushtarake e kryeqytetit ukrainas në Telegram.

 

“Sulmi ishte masiv, i ardhur nga drejtime të ndryshme, në disa valë. Sulmi ajror zgjati pothuajse 3 orë – thuhet në mesazh -. Sipas të dhënave paraprake, më shumë se 20 dronë rusë u shkatërruan nga forcat ruse dhe mjetet e mbrojtjes ajrore në hapësirën ajrore të Kievit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy