Rusia bombardon zonat e banuara në Kherson/ Vriten tre civilë, mes tyre një 5-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia bombardon zonat e banuara në Kherson/ Vriten tre civilë, mes tyre një 5-vjeçar

Bombardimet ruse kanë shënjestruar qytetin jugor të Khersonit. Zyrtarët ukrainas raportojnë se bombardimet janë intensifikuar, ndërsa janë vrarë tre civilë.

 

Mes viktimave raportohet dhe për një fëmijë. Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit, konfirmoi vdekjen e 5-vjeçarit gjatë bombardimeve të fshatit Zelenivka.

 

Advertisement

“Një prej predhave goditi pranë një dyqani ku banonin banorët vendas, duke vrarë një djalë pesëvjeçar dhe dy burra. Një tjetër burrë dhe një djalë u plagosën”, raportojnë autoritetet vendase.

 

Më herët të mërkurën, Oleksandr Prokudin, kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, pretendoi se Rusia ka kryer 79 sulme, duke lëshuar 406 predha nga artileria e rëndë, si dhe shtoi se objektivat ishin zonat e banuara.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy