Rusia: Do të godasim automjetet e NATO-s që transportojnë armë në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Do të godasim automjetet e NATO-s që transportojnë armë në Ukrainë

Automjetet e NATO-s që hyjnë në Ukrainë për t’i dorëzuar armët forcave të Kievit do të konsiderohen “objektiva legjitime ushtarake” nga rusët. 

 

Kështu deklaroi ministri i Mbrojtjes i Moskës, Serghei Shoigu, pasi Rusia tha se kishte bombarduar gjashtë linjat hekurudhore në Ukrainë, nëpër të cilat kalonin armët perëndimore. 

 

Nga ana tjeter Kremlini mohoi lajmin se forcat ruse nisën një sulm në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol.

Advertisement

 

“Urdhëri u dha publikisht (21 prill) nga komandanti i përgjithshëm (Vladimir Putin) për të anuluar çdo sulm. Nuk ka asnjë sulm” për momentin, konfirmoi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke argumentuar se forcat e Moskës po rrethojnë vendin dhe janë duke ndërhyrë vetëm për të “ndaluar shumë shpejt përpjekjet” e luftëtarëve ukrainas për të arritur “pozicionet e qitjes”. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy