minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“Rusia do të paguajë një çmim të hidhur”/ Kancelari gjerman: Ditë e zezë për Evropën - Struga.info


“Rusia do të paguajë një çmim të hidhur”/ Kancelari gjerman: Ditë e zezë për Evropën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusia do të paguajë një çmim të hidhur”/ Kancelari gjerman: Ditë e zezë për Evropën

Kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi sulmet ruse ndaj Ukrainës, duke e konsideruar një “shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar, që nuk është në asnjë mënyrë e justifikueshme”.

 

“Solidarizohemi me Ukrainën dhe popullin e saj. Rusia duhet të tërhiqet që tani. Është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e zezë për Evropën”, tha zoti Scholz.

 

Kancelari gjerman u shpreh se sanksionet perëndimore do të siguronin që Rusia të paguajë një “çmim të hidhur” për sulmin e saj ndaj Ukrainës.

 

“Putini po u sjell vuajtje dhe shkatërrim fqinjëve të tij, ai po shkel sovranitetin dhe kufijtë e Ukrainës. Ai po rrezikon jetën e njerëzve të pafajshëm në Ukrainë”, shtoi ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy