Rusia godet me breshëri raketash Ukrainën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rusia sulmoi Ukrainën me një breshëri raketash të enjten, disa prej të cilave kishin si objektiv Kievin dhe qytetin e Kharkivit. Ushtria e Ukrainës njoftoi se kishte rrëzuar 54 nga 69 raketat e lëshuara nga Moska.

 

“Barbarizëm i pakuptimtë. Këto janë të vetmet fjalë që më vijnë në mendje tek shohim Rusinë të lëshojë një tjetër breshëri raketash në qytetet paqësore të Ukrainës përpara vitit të ri”, thuhej në një postim në median sociale të ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. “Nuk mund të ketë ‘neutralitet’ përballë krimeve të tilla masive të luftës. Të pretendosh të jesh ‘neutral’ është njësoj si të mbash anën e Rusisë”.

 

Advertisement

Ndihmësi i presidentit ukrainas Miykhailo Podolyak shkruante në Twitter se Rusia kishte lëshuar të paktën 120 raketa me “synimin për të shkatërruar infrastrukturën kritike e për të vrarë në masë civilë”.

 

Sirena që paralajmëronin sulmet ajrore ranë në të gjithë vendin.

 

Advertisement

Kryetari i bashkisë së Kharkivit Ihor Terekhov njoftoi për shpërthime në qytetin e tij dhe tha se autoritetet po përcaktojnë se çfarë ishte goditur dhe nëse kishte viktima.

 

Rusia ka përdorur në mënyrë të përsëritur raketa për të goditur qytetet ukrainase, duke përfshirë sulme që kanë shkatërruar objekte kritike të infrastrukturës.

 

Advertisement

Në një moment rusëve terroristë do t’u mbarojnë raketat, por ukrainasve nuk do t’u mungojë kurrë guximi, përkushtimi ndaj lirisë dhe demokracisë dhe dashuria për vendin tonë“, shkruante të enjten ambasadorja e Ukrainës në Shtetet e Bashkuara, Oksana Markarova.

 

Ndërkohë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vazhdon të mbështesë një plan paqeje prej 10 pikash, nëpërmjet të cilit i kërkohet Rusisë të njohë territorin e Ukrainës dhe të tërheqë trupat.

 

Advertisement

Kremlini e hodhi sërish poshtë këtë plan të mërkurën, duke thkesuar qëndrimin se është Ukraina që duhet të njohë si pjesë të Rusisë ato territore që Moska prentendon se i ka aneksuar në shtator pas mbatjes se referendumeve false që janë kundështuar nga Ukraina dhe Perëndimi. Katër rajonet përfshijnë Luhanskun, Donetskun, Khersonin dhe Zaporizhian.

 

“Nuk mund të ketë asnjë plan paqeje për Ukrainën që nuk merr parasysh realitetet e sotme në lidhje me territorin rus, me përfshirjen e katër rajoneve si pjesë e Rusisë”, tha të mërkurën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Planet që nuk i marrin parasysh këto realitete nuk mund të jenë paqësore”, shtoi ai./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy