Disa rajone të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin e saj, janë përballur me disa sulme raketore rus mëngjesin e 29 dhjetorit. Këto janë sulmet më të fundit të Rusisë që targeton infrastrukturën kombëtare të Ukrainës. Sirenat e sulmit ajror u lëshuan në të gjithë vendin. Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia lëshoi mbi 120 raketa.
Sipas administratës rajonale, në Kiev, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan për të shmangur sulmin me raketa. Në qytet u dëgjuan krisma shpërthimesh. Kryebashkiaku i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se shpërthime të shumta ndodhën në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës. Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në qytetin e Lvivit pranë kufirit me Poloninë, sipas kryebashkiakut Andriy Sadovyi. Autoritetet ukrainase në disa rajone thanë se disa raketa ruse u neutralizuan.
Guvernatori i rajonit të Mikolajivit në Ukrainën jugore, Vitaliy Kim, tha se pesë raketa u rrëzuan mbi Detin e Zi. Komanda e ushtrisë ukrainase North tha se dy raketa u rrëzuan mbi rajonin Sumy, që ndodhet në kufirin me Rusinë në verilindje të vendit. Pjesë të raketave ruse që u rrëzuan dëmtuan dy ndërtesa private në lagjen Darnytskyi të Kievit, njoftoi administrata e qytetit. Një objekt industrial dhe një shesh lodrash në lagjet e vendosura përtej lumit Dnieper, gjithashtu u dëmtuan, thanë zyrtarët e qytetit. Nuk u raportua për viktima.