Rusia kërcënon Gjermaninë me mbylljen e rubinetit të gazit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia kërcënon Gjermaninë me mbylljen e rubinetit të gazit

Rusia ka kërcënuar hapur me mbylljen e rubinetin e gazit për Gjermaninë përmes bllokimit të furnizimit përmes Nord Stream 1.

 

“Ne kemi të drejtë të plotë të vendosim masa “si pasqyrë” dhe të lëshojmë një embargo”, deklaroi zëvendëskryeministri rus, Aleksander Novak duke iu referuar kështu ndalimit të projektit. Nord Stream 2 nga ana e Gjermanisë.

 

Advertisement

Për këtë qeveria në Moskë nuk ka vendosur ende. “Por politikanët europianë na detyrojnë me deklaratat e tyre dhe fajësimet kundër Rusisë në këtë drejtim”, theksoi Novak në televizionin shtetëror. Ai paralajmëroi edhe për ndalimin e importeve ruse. Kjo do të çonte në një rritje të paparishikueshme çmimesh. “Do të ishin 300 dollarë për fuçi, në mos më shumë.”

 

Nord Stream 1 prej një deklade është një linjë e rëndësishme e furnizimit me gaz të Gjermanisë. Gazsjellësi kalon nga Rusia përmes Detit Baltik deri në Gjermani.

 

Advertisement

Vendet e BE që tërheqin më shumë se 40% të gazit të importuar nga Rusia, po kërkojnë me intensitet të shkëputen nga varësia energjetike ruse./DW

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy