Rusia lëshon 12 dronë gjatë natës në Ukrainë, Zelensky: Do të tërhiqemi nesë SHBA nuk na ndihmon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia lëshon 12 dronë gjatë natës në Ukrainë, Zelensky: Do të tërhiqemi nesë SHBA nuk na ndihmon

Rusia lëshoi katër raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës, njoftuan forcat ajrore të Ukrainës këtë mëngjes. Zyrtarët thanë se nëntë nga 12 dronët u rrëzuan në katër rajone.

Kujtojmë se më 22 mars, Rusia kreu një sulm të madh ajror në sistemin energjetik të Ukrainës si pjesë e asaj që Moska tha se ishte “hakmarrje” për sulmet e Ukrainës në rajonet kufitare ruse.

Forcat ruse vazhduan shënjestrimin e objekteve energjetike edhe këtë javë. Gjithashtu Kremlini ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar, për të sulmuar qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit.

Por çfarë thotë Ukraina?

Advertisement

Në një intervistë me gazetën amerikane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina nuk merr ndihmën e premtuar ushtarake amerikane, atëherë forcat e saj do të duhet të tërhiqen “me hapa të vegjël”.

“Nëse nuk ka mbështetje të SHBA-së, do të thotë se ne nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, nuk kemi bllokues për luftë elektronike, nuk kemi predha artilerie 155 mm”, tha ai.

“Do të thotë se do të kthehemi, do të tërhiqemi, hap pas hapi, me hapa të vegjël. Ne po përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të mos u tërhequr”, tha Zelensky.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët të miratojë paketën e ndihmës ushtarake dhe financiare, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson e ka mbajtur këtë çështje peng për muaj të tërë, duke përmendur prioritetet e brendshme.

Advertisement

Zelensky i tha presidentit amerikan në një bisedë telefonike të enjten se miratimi i paketës është jetik. Forcat ruse pushtuan qytetin lindor të Avdiivka muajin e kaluar dhe kanë bërë përparime të vogla që atëherë, por vijat e frontit kanë ndryshuar pak në muaj.

Në intervistën e tij, presidenti ukrainas tha se Ukraina po kompensonte mungesat e raketave me armë të prodhuara në vend dhe sisteme të mbrojtjes ajrore, “por kjo nuk mjafton”./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy