Rusia, “luftë” me gaz sanksioneve/ Peskov: Problemet i shkaktoi perëndimi, BE: Moska do dështojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia, “luftë” me gaz sanksioneve/ Peskov: Problemet i shkaktoi perëndimi, BE: Moska do dështojë

Furnizimet me gaz për Evropën nuk do të rifillojnë derisa të hiqen sanksionet, ky është qëndrimi i fundit që vjen nga Moska sa i përket ndërprerjes pa afat të gazit për kontinentin e vjetër.

 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se sanksionet ishin arsyeja e vetme pas vendimit të Rusisë për të mbyllur gazsjellësin Nord Stream 1 edhe pse më herët Gazprom kishte lajmëruar se behej fjale vetëm për mirëmbajtje.

 

Advertisement

DMITRY PESKOV

ZËDHËNËSI I KREMLINIT

Problemet u ngritën për shkak të sanksioneve të vendosura kundër vendit tonë dhe kundër një numri kompanish nga shtetet perëndimore, duke përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe. Nuk ka arsye të tjera që mund të kenë shkaktuar këtë problem. Janë këto sanksione të vendosura nga shtetet perëndimore, që e kanë sjellë situatën në atë që shohim tani.

 

Advertisement

Nga ana tjetër Bashkimi Europian ka nisur të marrë masat për t’iu përgjigjur situatës energjetike. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen konfirmoi me anë të një postimi në Tëitter se Brusekli ka gati planin e ndihmës.

 

URSULA VON DER LEYEN
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EUROPIAN
Putini po përdor energjinë si armë duke shkurtuar furnizimin dhe duke manipuluar tregjet tona të energjisë. Ai do të dështojë. Europa do të mbizotërojë. Komisioni Europian po përgatit propozime për të ndihmuar familjet dhe bizneset në nevojë për të përballuar çmimet e larta të energjisë.

 

Advertisement

Edhe Gjermania duket se po përgatit masa të veçanta për të përballuar dimrin mes pasigurisë së gazit rus. Ministri i Ekonomisë Robert Habeck tha se dy nga tre termocentralet bërthamore të vendit për prodhim energjie do të mbeten të disponueshëm deri në mes të prillit 2023 për çdo rast nevoje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy