Zelensky shpërthen ndaj Europës: Rusia po bën krime lufte, Perëndimi mund ta kishte ndalur masakrën në Bucha

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy ka deklaruar se forcat ruse po përpiqen të fshehin gjurmët e “krimeve të tyre të luftës”, ndërsa pretendon se numri i civilëve të vrarë është edhe më i madh.

 

Zelenskiy i është drejtuar liderëve evropianë, duke thënë se mund t’i kishin parandaluar pasojat tragjike të luftës duke ndihmuar Ukrainën me më shumë armë.

 

Advertisement

 

VOLODYMYR ZELENSKIY

PRESIDENT I UKRAINES

 

Advertisement

“Dua të nënvizoj reagimin e liderëve të botës demokratike, pas asaj që panë në Bucha. Përgjigjja me sanksione ndaj Rusisë për masakrën e civilëve, duhet të jetë edhe më e fuqishme. A duhet të vdisnin qindra nga njerëzit tanë, që disa liderë evropianë të kuptonin se Rusia meriton presionin më të ashpër. Ukraina ka nevojë për armë që të mbrojë veten dhe nëse kjo do të na ishte mundësuar, do të ishin parandaluar pasojat që po shohim sot.”

 

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që të vendosë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, duke përmendur si arsye akuzat për krime lufte të kryera në Ukrainë.

 

Advertisement

Presidenti Joe Biden bëri thirrje për një gjyq për krime lufte kundër presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan deklaroi se Rusia po ‘rishikon qëllimet e saj të luftës’ për t’u fokusuar në lindje dhe pjesë të Ukrainës jugore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy