Rusia mbron me veto aneksimin e 4 rajoneve/ Rezoluta e SHBA dhe Shqipërisë dënonte referendumin fals

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia mbron me veto aneksimin e 4 rajoneve/ Rezoluta e SHBA dhe Shqipërisë dënonte referendumin fals

Ashtu siç ishte parashikuar Rusia vendosi veton ndaj rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara të amerikës dhe Shqipëria, e cila dënonte referendumet false të Rusisë në Ukarinë dhe kërkonte që Moska të tërhiqte trupat nga territoret e pushtuara.

 

Votimi në Këshillin e Sigurimit të OKB erdhi pak orë pasi presidenti rus Vladimir  Putin shpalli zyrtarisht aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës. PRO rezolutës votuan 10 vende, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan.

 

Advertisement

Pas votimit Shtetet e Bashkuara dënuan veton e Rusisë duke theksuar se Moska po dhunon të drejtën ndërkombëtare.

 

LINDA THOMAS-GREENFIELD

AMBASADORE E SHBA NE OKB

Advertisement

 

Rregulli i Këshillit të Sigurimit është i qartë, çdo aneksim i territoreve të tjera si pasojë e forcës është i paligjshëm dhe në dhunim të SE DREJTES ndërkombëtarE. Kjo është ajo në të cilën është ngritur ky Këshill. Mbroni sovranitetin, mbroni integritetin territorial, promovoni paqen dhe sigurinë. Kombet e Bashkuara u ndërtuan mbi një ide që kurrë më nuk do të lejohej që një vend të merrte me forcë territorin e një tjetri.

 

Në të njëjtën linjë me Shtetet e Bashkuar ishte dhe Shqipëria, bashkëprezantuesja e kësaj resolute, duke theksuar se Rusia edhe njëherë tjetër mori peng Këshillin e Sigurimit.

Advertisement

 

ALBANA DAUTLLARI

ZV.AMBASADORE E SHQIPËRISË NË OKB

 

Advertisement

Kjo është një tjetër ditë e zezë për Këshillin e Sigurimit, për Kombet e Bashkuara dhe për botën. Edhe një herë, Rusia shpërdoroi një privilegj unik që Karta e OKB-së, pikërisht ajo që Rusia me veprimet e saj po e copëton, ua ka dhënë anëtarëve të përhershëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur të drejten ndërkombëtare dhe për të mos bllokuar Këshillin kur bota ka më shumë nevojë për të.

 

Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë, tha se janë të detyruar të vendosin veton, pasi sipas tij nuk mund të dënohet Rusia teksa populli i këtyre rajoneve foli me votë.

 

Advertisement

VASSILY NEBENZIA

PËRFAQËSUESI I RUSISË NË KËSHILLIN E SIGURIMIT

 

Vertet mendoni se Rusia do ta votonte këtë resolute? Ju po na shtyni vetë që ta përdorim të drejtën e vetos. Ky është një provokim i ulët. Referendumi në Ukrainë flet vetë, rezultatet tregojnë dëshirën e qytetarëve për t’ju bashkuar Rusisë. Nuk ka kthim pas, pavarësisht rezolutës.

Advertisement

 

Kohët e fundit vendet perëndimore kanë kërkuar që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit dhe Gjermania është treguar e gatshme të marrë një vend në këtë Këshill.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy