Rusia me paralajmërime të reja për Amerikën: Pasojat do të jenë fatale, nëse Ukraina përdor armët e Perëndimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia me paralajmërime të reja për Amerikën: Pasojat do të jenë fatale, nëse Ukraina përdor armët e Perëndimit

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha sot se Shtetet e Bashkuara mund të përballen me “pasoja fatale” nëse nuk marrin parasysh paralajmërimet e Moskës për të mos lejuar Ukrainën të përdorë armët e ofruara nga Uashingtoni për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Ryabkov komentoi vendimin e Presidentit Joe Biden javën e kaluar për të autorizuar përdorimin e armëve që Ukraina mori nga SHBA për të goditur objektivat brenda Rusisë të përfshirë në sulmet në provincën Kharkiv të Ukrainës.

“Dëshiroj të paralajmëroj liderët amerikanë që të mos bëjnë llogaritje të gabuara që mund të kenë pasoja fatale. Për arsye të panjohura, ata nënvlerësojnë seriozitetin e përgjigjes që mund të marrin ”, tha Ryabkov, sipas agjencisë së lajmeve RIA.

Ministri rus iu referua komenteve të bëra javën e kaluar nga Presidenti rus Vladimir Putin , i cili tha se vendet e NATO-s po luajnw me zjarrin dhe se rrezikojnw të ndeznin një konflikt më të thellë global – një seri paralajmërimesh nga Moska për rrezikun e përshkallëzimit serioz.

Advertisement

“I ftoj këta persona (në SHBA)… për të studiuar në detaje atë që thuhet nga Putini”, tha Ryabkov.

Putin ka lëshuar “një paralajmërim shumë të rëndësishëm dhe ai duhet të merret [në konsideratë] me seriozitetin më të madh “, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha javën e kaluar se NATO ka të drejtë të ndihmojë Ukrainën që të mbrojë të drejtën e saj për të mbrojtur veten dhe se kjo nuk e bën NATO-n palë në konflikt./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy