“Rusia po bën terrorizëm”, ministri ukrainas jep detaje nga sulmi në centralin bërthamor: Ata bombarduan direkt, një sulm tjetër rrezik dhe për botën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rusia po bën terrorizëm”, ministri ukrainas jep detaje nga sulmi në centralin bërthamor: Ata bombarduan direkt, një sulm tjetër rrezik dhe për botën

Ministri ukrainas i Energjisë, Gjerman Galushchenko ka dhënë detaje lidhur me sulmin e forcave ruse mbi centralin bërthamor në qytetin e Zaporizhzhia.

Por në një intervistë për BBC-së ai thotë se bombardimi i Rusisë ndaj centralit bërthamor të Zaporizhzhia “është terrorizëm i vërtetë bërthamor”. “Ata bombarduan direkt në stacion, e dinë se çfarë bënë“, shtoi ai.

Më tej, ai shprehet se nëse luftimet vazhdojnë rreth centralit, një raketë mund të godasë zonat e rrezikshme bërthamore ose zona të tjera përreth Ukrainës, dhe kjo sipas tij do të shkaktonte një “situatë të pabesueshme”.

Ministri ukrainas shtoi se kjo është një çështje e sigurisë globale dhe kërkon një zonë ndalim-fluturimi, të krijuar për të ndaluar avionët luftarakë rusë mbi Ukrainë. “Ne duhet të mbyllim qiellin për të qenë të sigurt. Jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë botën”, përfundon ministri për “BBC”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy