Rusia premton se do hapë korridor humanitar për civilët e bllokuar në një fabrikë çeliku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia premton se do hapë korridor humanitar për civilët e bllokuar në një fabrikë çeliku

Rusia ka premtuar sërish se do të hapë korridorin humanitar për civilët e bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë.

 

Ushtria ruse është planifikuar të ndalë armiqësitë prej orës 14:00 më 25 prill, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

 

Advertisement

Civilët më pas do të mund të largohen nga zona industriale përmes korridorit humanitar.

 

Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Rusisë të sigurojë largimin e grave dhe fëmijëve nga bunkerët e fabrikës Azovstal.

 

Advertisement

Sipas informacioneve nga Kievi, rreth 1,000 civilë besohet se janë në atë fabrikë.

 

Luftëtarët ukrainas që janë të fshehur aty kanë kërkuar që të bëhet gjithçka për të garantuar sigurinë e civilëve.

 

Advertisement

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

 

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina./ Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy