Rusia pushton një tjetër qytet; luftime të ashpra pranë Bakhmutit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia pushton një tjetër qytet; luftime të ashpra pranë Bakhmutit

Forcat ruse kane marre nen kontroll pjesën më të madhe të qytetit të vogël Solendar në Ukrainën lindore ka bere te ditur ministria britanike e Mbrojtjes duke iu referuar shërbimeve të saj të inteligjencës.

 

Sipas britanikëve ofensiva në Solentar është një taktik për të bllokuar Bakhmutin nga veriu dhe për të ndërprerë linjat e komunikimit të Ukrainës.

 

Advertisement

Zyrtarët në Kiev kanë thënë se Moska ka rritur ofensivën e saj gjatë katër ditëve të fundit.

 

Soledar është disa kilometra larg Bakhmutit, ku trupat nga të dyja palët kanë pësuar viktima të rënda në luftimet në llogore që kanë qenë ndër më të ashprat që kur Rusia filloi sulmin.

 

Advertisement

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në videomesazhin e tij të zakonshëm ka falënderuar ushtarët që po mbrojnë Bakhmutin dhe ata që po u rezistojnë sulmeve të ashpra ruse në Soledar.

 

Ndërkohë Moska ka vijuar akuzat ndaj Perëndimit se po lufton me Rusinë në Ukrainë. Një nga ndihmësit më të afërt të presidentit Vladimir Putin se Moska tani po lufton me NATO-n qe po përpiqet ta shpërbëjë Rusinë me synimin për ta fshire nga harta politike e botës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy