Rusia shpall gjendje te jashtëzakonshme në qytetin në kufi me Kinën, shkak rritja e nivelit të radioaktivitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia shpall gjendje te jashtëzakonshme në qytetin në kufi me Kinën, shkak rritja e  nivelit të radioaktivitetit

Autoritetet në Rusi shpallën sot gjendje të jashtëzakonshme në Khabarovsk për shkak të një burimi radioaktiviteti.

Qyteti rus shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të kontaminimit bërthamor. Autoritetet ruse nuk kanë shpjeguar se çfarë po shkakton rrezatimin alarmues në fabrikën e specializuar në Khabarovsk ‘Radon‘, në juglindje të Rusisë .

Agjencia e lajmeve TASS raporton se nivele të larta të radioaktivitetit u zbuluan pranë një shtylle energjie në një distancë rreth 2.5 kilometra nga zonat e banuara.

“Askush nuk u lëndua ose nuk u ekspozua ndaj rrezatimit dhe “nuk ka asnjë kërcënim për shëndetin e qytetarëve”, njoftoi TASS, duke cituar degën lokale të mbikëqyrësit të sigurisë së konsumatorëve në Rusi.

Advertisement

Nivelet e rrezatimit do të monitorohen për dy ditët e ardhshme dhe do të hetohet burimi i rrezatimit./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy