Rusia sulmon gjykatën e Hagës: Do ndëshkojmë këdo që mbështet këtë institucion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon gjykatën e Hagës: Do ndëshkojmë këdo që mbështet këtë institucion

Pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare  lëshoi urdhërarrestim për Vladimir Putin, duke e akuzuar atë për krime lufte,kryetari i Parlamentit të Rusisë ka propozuar ndalimin e aktiviteteve të  kësaj gjykate.

 

Aleati i Putinit tha se legjislacioni rus duhet të ndryshohet për të ndaluar çdo aktivitet të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Rusi dhe për të ndëshkuar këdo që jep “asistencë dhe ndihmë” për këtë institucion me seli në Hagë.

 

Advertisement

Ndër të tjera  ai deklaroi  se Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar  ligjin, që ndalon që qytetarët amerikanë të gjykohen nga kjo gjykatë dhe se Rusia duhet të veprojë në këtë drejtim.

 

Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhërarrestim, duke e akuzuar Putinin për krime lufte, përkatësisht për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina. Gjykata u shpreh se ka fakte që e mbajnë përgjegjës kreun e Kremlinit. Ndërkohë  luftime të ashpra kanë vijuar  në afërsi të qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, ku janë kryer dhjetëra sulme në 24 orët e fundit.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy