Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia sulmon Kievin për herë të nëntë këtë muaj

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, është goditur të enjten nga sulmet ajrore ruse, për të nëntën herë këtë muaj.

 

 

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmeve raketore në Odesa, qytetin port në Detin e Zi, kanë thënë zyrtarët.

Advertisement

 

 

Shpërthimet janë dëgjuar edhe në disa qendra rajonale, Vinitsia, Kmelnitski dhe Zhitomir.

 

Advertisement

 

Administrata ushtarake e Kievit ka thënë se informacionet preliminare tregojnë se të gjitha raketat e nisura, janë shkatërruar.

 

 

Advertisement

Kjo është hera e nëntë gjatë muajit që Rusia ka nisur sulme ajrore në kryeqytetin ukrainas.

 

 

Të martën, Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar gjashtë raketa hipersonike Kinzhal, në kuadër të sulmeve “intensive”.

Advertisement

 

Zyrtarët perëndimorë besojnë se ushtria e Ukrainës ka një gjendje të konsiderueshme gatishmërie për të nisur kundërofensivë ndaj forcave ruse.

 

 

Advertisement

Zyrtarët kanë thënë se ushtria e Kievit tani ka kapacitet për manovrim të tankeve, të pajisjeve luftarake, ka inxhinierë të rinj në fushëbetejë, mund të pastrojë territoret nga minat, të ndërtojë ura të përkohshme për të kaluar lumenjtë dhe për të shënjestruar targete në distanca të gjata.

Ata kanë thënë se trupat ruse janë në gjendje “të pakëndshme”, mirëpo kanë paralajmëruar se forcat mbrojtëse të Moskës mund të kenë vendosur shumë mina në linjë të frontit.

 

 

Advertisement

Prandaj, sipas tyre, suksesi i ndonjë ofensive duhet të matet, jo vetëm me fitore territoriale, por edhe nëse presidenti rus, Vladimir Putin, bindet që ta rishqyrtojë strategjinë e luftës.

 

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Advertisement

 

 

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Advertisement

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

 

Advertisement

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy