Rusia: Të gatshëm për bisedime me Ukrainën për “neutralitetin”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia: Të gatshëm për bisedime me Ukrainën për “neutralitetin”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov shprehet se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.

 

Ai tha se bisedimet duhet të kenë në fokus deklarimin e një “statusi neutral” të Ukrainës, që do të përfshinte “çmilitarizimin”.

 

Advertisement

Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje për bisedime me Vladimir Putin, por nuk ka asnjë tregues se ai do të pranojë bisedimet mbi këtë bazë.

 

Minsku është i rëndësishëm sepse aty u nënshkruan marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës që shpërtheu në vitin 2014. Me pushtimin e Ukrainës, lideri rus shihet se i ka prishur këto marrëveshje.

 

Advertisement

Rusia gjatë gjithë kohës ka dashur që Ukraina të përjashtojë mundësinë e anëtarësimit në NATO.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy