Rusia thellon partneritetin me Iranin, Putin propozon investime të përbashkëta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia thellon partneritetin me Iranin, Putin propozon investime të përbashkëta

Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë partneritetin me shtetin Iranian. Meidat vendase raportojnë se Putin ka diskutuar me presidentin iranian Ebrahim Raisi, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta.

 

Putin dhe Raisi zhvilluan një bisedë telefonike ku raportohet se kanë vlerësuar bashkëpunimin dypalësh.

 

Advertisement

“U diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, përfshirë zbatimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore”, raportojnë autoritetet vendase.

 

Rusia dhe Irani i kanë thelluar marrëdhëniet e tyre që nga fillimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar. Teherani ka siguruar qindra dronë sulmues që Rusia i ka përdorur për të goditur qytetet e Ukrainës, duke synuar veçanërisht infrastrukturën energjetike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy