Samiti/ 27 vendet e BE kërkojnë pauzë humanitare për Gazën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti/ 27 vendet e BE kërkojnë pauzë humanitare për Gazën

27 vende te Bashkimit Europian kerkojne “korridore humanitare dhe pauza për nevoja humanitare” për të lejuar aksesin në ndihmë për palestinezët në Gaza.

 

Ky eshte vendimi i marre ne Samitin e vendeve anetare te Unionit ku u diskutua gjeresisht situata shume e veshtire ne Rripin e Gazes, pas bmbardimeve intensive te Izraelit qe ende vazhdojne.

 

Vendet e BE-se konfirmuan mbeshtetjen per organizimin e nje konference paqeje ne Lindjen e Mesme.

Advertisement

“BE është e gatshme të kontribuojë në rigjallërimin e procesit politik mbi bazën e zgjidhjes “dy shtete” dhe mirëpret iniciativat diplomatike dhe mbështet ngritjen e një konference ndërkombëtare të paqes që do të mbahet së shpejti.” 

 

Kështu parashikon teksti i ri i konkluzioneve të samitit të BE-së për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit. Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez kishte kërkuar një konferencë paqeje përpara se të mbërrinte në samit.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy