Samiti për klimën, emetimet e karbonit rikthehen në nivelet e para pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti për klimën, emetimet e karbonit rikthehen në nivelet e para pandemisë

Emetimet e karbonit në botë, janë rikthyer në nivelet e para pandemisë sipas një studimi të publikuar në konferencën e klimës në Glasgow.

Në vitin 2020, sipas shkencëtarëve, emetimet e CO2 ranë me një rekord prej 1.9 miliardë tonësh, apo 5.4 për qind pasi vendet ndërmorën masa izolimi për frenimin e koronavirusit.

Ajri më i pastër në shumë prej qyteteve të mëdha rriti shpresat se bota ishte në rrugë të duhur për reduktimin e ndotjes nga karboni.

Por sipas raportit emetimet e gazrave me efekt serë në vitin 2021 do të pësojnë një rritje prej 4.9 për qind. Të dhënat sugjerojnë se dritarja për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius po mbyllet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy