Samiti për klimën, mbi 40 shtete zotohen të eliminojnë qymyrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Samiti për klimën, mbi 40 shtete zotohen të eliminojnë qymyrin

Më shumë se 40 vende u angazhuan të eliminojnë gradualisht përdorimin e qymyrit, burimi më ndotës i energjisë, në një përpjekje për t’i dhënë shtysë shpresave të samitit të klimës në Glasgou, për frenimin e ngrohjes globale në 1,5 gradë celsius. Përdorues të rëndësishëm të qymyrit, përfshirë Poloninë, Vietnamin dhe Kilin janë mes firmëtarëve.

“Ky është një moment historik në përpjekjet tona globale për të luftuar ndryshimet klimatike, ndërsa shtete nga të gjitha cepat e botës bashkohen në Glasgou për të deklaruar se qymyri nuk ka vend në të ardhmen tonë. Angazhimet e bëra sot, tregojnë se fundi i qymyrit është në horizont”, tha Kwasi Kwarteng, sekretar për Biznesin dhe Energjinë në Britani.

Por disa prej shteteve më të varura nga qymyri, të tilla si Australia, India, Kina dhe SHBA-ja nuk e nënshkruan ujdinë. Firmëtarët zotohen t’i japin fund investimeve për energjinë e gjeneruar nga qymyri brenda dhe jashtë vendit.

Ata u dakordësuan gjithashtu të eliminojnë gradualisht qymyrin në 2030 për ekonomitë e mëdha dhe në 2040 për shtetet e varfra. Dhjetëra organizata u bënë pjesë e marrëveshjes, me një sërë bankash të mëdha që pranuan të ndërpresin financimet për industrinë e qymyrit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy