Sanders kërkon të taksojë miliarderët, Musk: Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sanders kërkon të taksojë miliarderët, Musk: Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë

Elon Musk është tallur me senatorin veteran Bernie Sanders duke replikuar me të për çështjen e taksimit të të pasurve.

I njohur si një mbështetës historik socializmit demokratik kishte shkruar në një postim në Twitter: “Duhet të kërkojmë që personat ekstremisht të pasur të paguajnë pjesën e tyre. Pikë”.

“Gjithmonë më del nga mendja që je ende gjallë”, iu përgjigj Musk të dielën. Ndërsa një orë më vonë i shkroi sërish: “Mos do të më shesësh më shumë aksione Bernie? Vetëm më thuaj…”.

Elon Musk, themelues i kompanisë së prodhimit të makinave elektrike Tesla, ka një pasuri personale rreth 300 miliardë dollarë, çka e fut me siguri në listën e personave “ekstremisht të pasur” sipas Sanders. Në fakt ai është një ndër 5 më të pasurit e planetit, sipas indeksit të miliarderëve të publikuar nga “Bloomberg”.

Advertisement

Edhe pse është transferuar në Teksas, ku nuk duhet të paguajë tatim mbi të ardhurat, Musk ka pranuar se ka ende detyrime ndaj shtetit të Kalifornisë, pasi kalon përsëri shumë kohë duke punuar aty.

Si kryetar i komisionit për buxhetin në Senatin amerikan, Sanders ka propozuar që më të pasurit e vendit të detyrohen të paguajnë një taksë ekstra mbi pasurinë e tyre, që sipas tij do të sigurojë 4,35 trilion dollarë në dhjetë vitet e ardhshme dhe do të përgjysmojë pasurinë e tyre në 15 vitet e ardhshme. Edhe demokratët, që momentalisht kanë shumicën në Kongres dhe Senat, si edhe drejtojnë Shtëpinë e Bardhë, janë përpjekur edhe më parë të mbështesin nismën e taksimit të miliarderëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy